Putin: Ndihmë Serbisë për Kosovën
Albeu.com
Vladimir Putin i ka dërguar të dielën një letër kryeministrit serb Koshtunica, ku ndër të tjera e porosit atë se mund të mbështetet në përkrahjen e Rusisë në politikën ndaj Kosovës.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar të dielën një letër kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica, ku ndër të tjera e porosit atë se mund të mbështetet në përkrahjen e Rusisë në politikën ndaj Kosovës, dhe se pret bashkëpunim edhe më të madh mes partive të cilat ata i udhëheqin.

"Qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës mbetet i pandryshueshëm dhe konsiderojmë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës i ka dhënë goditje të fortë të drejtës ndërkombëtare", ka shkruar Putin në letrën e tij, pak ditë para largimit nga posti i presidentit të Rusisë.

“Jemi të gatshëm që me përpjekjet e përbashkëta t’i kundërvihemi këtij tentimi të rrezikshëm. Mund të mbështeteni fort në solidarizimin dhe përkrahjen tonë”, ka thënë Putin, njoftojnë mediat në Beograd.
Shtuar më 05/05/2008, ora 22:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori