Putin: Kosova si Osetia e Jugut dhe Abkhazia
Albeu.com
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetia e Jugut dhe Abkhazia, e kanë fituar subjektivitetin ndërkombëtar nga çasti kur janë njohur nga të paktën një shtet.Siç transmeton agjencia Itar-Tass, Putin ka vlerësuar se ka bazë krahasimi i Kosovës me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

“Nga pikëpamja morale, është krejtësisht i drejtë krahasimi i Kosovës me Abkhazinë dhe Osetinë. Nuk ka kurrfarë dallimesh thelbësore. Në të dyja rastet kishte konflikt etnik, në të dyja rastet kishte shkelje të ligjit”, ka vlerësuar kryeministri rus.

Putin i bëri këto komente me rastin e një vjetorit të njohjes së pavarësisë që Moska u bëri dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë. Deri tash vetëm Nikaragua e ka ndjekur shembullin e Moskës. (rel)
Shtuar më 27/08/2009, ora 06:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori