Përmbytja “Biblike” në Libi, shkon në 5300 numri i viktimave, pamje katastrofale (VIDEO)

Videoja me dron tregon shkallën e shkatërrimit në qytetin ku më shumë se 5300 njerëz janë numëruar tashmë pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

Kujtohet se Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Libi njoftoi sot në një postim se të paktën 30 mijë persona janë zhvendosur nga Derna.


“Deti vazhdimisht po nxjerr dhjetëra trupa,” tha për Reuters Hissem Abu Skiwat, ministri i aviacionit civil i autoriteteve lindore libiane, duke shtuar se rindërtimi do të kushtonte miliarda dollarë dhe bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, pasi vendit i mungonte përvoja për të përballuar fatkeqësinë.


Shtuar 13.09.2023 17:09