Puthi kamarieren në bar, dënohet 1.8 vjet burg shqiptari
Një shtetas shqiptar u dënua me 1 vit e tetë muaj burg në Cremona të Italisë me akuzën e dhunës seksuale, pasi kishte puthur një bariste në këtë qytet. Sipas mediave italiane, shtetasi shqiptar 34 vjeç, Angjelin M, duhet që veç dënimit me burg të paguajë edhe një dëmshpërblim prej 2500 euro për shtetasen që ka puthur në bar.

Ngjarja për të cilën u akuzua shqiptari ka ndodhur më 3 gusht 2007">2007. Atë ditë, sipas akuzës, shqiptari ka hyrë në një bar në gjendje të dehur dhe pasi kishte porositur një pije, ka puthur kamarieren që i shërbeu.

Pretendohet se puthja është kryer pa dëshirën e kamarieres e cila sipas avokatit në dhjetor të vitit 2007">2007 dha dorëheqjen nga puna si pasojë e incidentit.
Shtuar më 11/01/2011, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori