Pushteti vendor, shkelje flagrante në dhënien e lejeve të ndërtimit
Pëlqej
Drejtorja e Pergjithshme e Agjencise Kombetare te Planifikimit te Territorit, Znj.Adelina Greca komentoi sot vendimin KKT-se per "Harmonizimin e Instrumenteve te Planifikimit Vendor, ne funksion te ndarjes se re administrativo-territoriale".

Në një deklaratë për mediat, Znj. Greca tha se kryetaret e Bashkive dhe Komunave kane miratuar plane vendore apo plane rregulluese qe cenojne rende vijen bregdetare dhe kane planifikuar ndertimtari ne token bujqesore, ne nje mase qe e demton ndjeshem kete aset shume me vlere per ekonomine e vendit.

"Ne kuader te Ligjit te Ri te Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit, AKPT dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) po rishikojne te gjithe normat dhe standardet per ndertimin ne menyre qe te mos ndodhin me shkelje te tilla flagrante qe cenojne rende te drejtat pronesore dhe pronen publike" tha ajo.

Drejtorja e Pergjithshme e AKPT-se theksoi se masat ndeshkimore per kedo qe kryen shkelje te tilla do te jene te renda.
Shtuar më 27/08/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori