Kush është biznesmeni u ekzekutua me pistoletë silenciator në mes të Tiranës
"Pushoooo!" Artan Lame rrëfen përballjen me Fevziun: Thashë se do më qëllonte
Video ku moderatori Blendi Fevziu humbet kontrollin gjatë debatit me Artan Lamen është padyshim një ndër videot më të famshme në Shqipëri.

Këtë moment e ka kujtuar vetë Lame, teksa ka qenë i ftuar ne emisionin “Mos i fol Shoferit “, të Rudina Dembacajt.

Lame ka treguar se si e përjetoi debatin në studion e Blendi Fevziut, teksa thotë se për një moment mendoi se Fevziu do i binte me shkop.

“Jam shumë nevrik por zakonisht kur janë kamerat përmbahem për të qënë politikisht korrekt” u shpreh ai.

“Unë tashmë ushtroj, ushtrime nervash për të kalitur veten, pastaj ai që unë kisha përballë ndjestë pastë Sokoli ishte kundërshtarë i dobët se bëhej fjalë për rrugët në 2013.

Kur Fevziu merr shkopin thashë erdhi të më bjerë e po shikoja objektet që kisha rreth për t’ia hedhur kokës , për t’ju kundërpërgjigjur. Po ishte një skenë e bukur”, ka thënë Lame. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2019, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori