Pushohet nga puna, vetëdigjet 47 vjeçari
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar të premten, këtë radhë në qytetin e Pogradecit ku një 47 vjeçar pasi ka mësuar se është pushuar nga puna në bashki është lyer me benxinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Sipas policisë Gëzim Hamiti, punonjës i Bashkisë në sektorin e pastrim- gjelbërimit sapo ka marrë vesh këtë gjë ka ndërmarrë këtë akt ndërsa mësohet se ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit ku mësohet se është në gjendje të rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2012, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori