Pushohet nga puna punonjësi i policisë pasi vidhte energjinë
Gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një punonjës policie, pasi ai akuzohet për vjedhje energjie në banesën e tij. Pas këtij konstatimi, 40 vjeçari është pushuar menjëherë nga puna.

Nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është arrestuar në flagrancë 40 vjeçari Ismet Mexhun Cahani, banues në Bathore, me detyrë punonjës police në Komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar nga grupi i OSHEE-së në banesën e tij, është konstatuar se ai po kryente vjedhjen e energjisë elektrike. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori