Pushohet Çështja: Shullazi dhe grupi i tij nuk pastruan para

Gjykata ka pushuar çështjen për një prej akuzave ndaj Emiljano Shullazit.

Trupi gjykues nuk i ka gjetur me vend provat e ofruara nga prokuroria sipas të cilave Emiljano Shullazi dhe grupi i tij kanë pastruar para.

E njëjta akuzë është pushuar edhe për Ylvi Beqajn, biznesmenin që pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë.

Prokuroria e Tiranës vijonte hetimet për Shullazin në lidhje me akuzën e pastrimit të parave por avokatët mbrojtës të çështjes kanë këmbëngulur se nuk ekzistojnë prova konkrete në lidhje me akuzat e pretenduara nga akuza. Pas muajsh të tërë që prej dhjetorit të vitit të kaluar prokuroria ka kërkuar pushim të hetimeve.

Grupi i Shullazit është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda por vendimi u apelua. Emiljano Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.
Shtuar më 03/09/2019, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori