Për shkak të mosparaqitjes të ministrit
Beqaj në seancë në mënyrë të përsëritur, sot është pushuar çështja ndaj
Lulzim Bashës, pas denoncimeve të shumta të opozitës për korrupsionin në shëndetësi.
Tashmë Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, i paditur nga ministri i Shëndetësisë, Ilir
Beqaj.
Ndonëse kishte bërë vetë kallëzimin,
Beqaj vazhdimisht bojkotonte seancat gjyqësore. Kjo e ka detyruar trupin gjykues që të pushonte çështjen e ngritur ndaj kreut të opozitës.
Lulzim Basha dhe përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike ishin të pranishëm në seancën e sotme, që zhvillohej tek Gjykata e Tiranës. Ministri i Shëndetësisë Ilir
Beqaj kishte paditur kryetarin e PD,
Lulzim Basha, pas denoncimeve të shumta të opozitës për korrupsionin në shëndetësi. Në padinë e tij,
Beqaj shprehej se akuzat e PD ishin shpifje, dhe për këtë çështja shkoi në Gjykatë. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2016,
ora 12:47