"Pusho në paqe Engjëll i vogël", e gjithë bota lutet për shpirtin e Julenit 2-vjeçar

Pas 13 ditëve kërkimi, minatorët ditën e djeshme arritën të gjenin trupin e Julenit 2 vjeçar, por fatëkeqësiht pa shenja jete.

Prindërit por edhe e gjithë bota u solidarizua me Julen Rosello duke u lutur që ai të shpëtonte i gjallë, por mrekullia nuk nodhi.

Julen ra në pusin 110 metra të thellë dhe vetëm 25 cm i gjerë ditën e 13 Janarit, ku që nga ajo ditë ekipet e shpëtimit nisën gërmimet anash pusit për të arritur tek Julen.

Por, pas një pune të pandërprerë nën tokë, minatorët u dhanë prindërve lajmin e hidhur se fëmija nuk kishte mbijetuar.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dyvjeçari ka k humbur jetën që ditën e parë kur u rrëzua, pasi shpejtësia e rënies deri në 75 metra kishte qënë e lartë.

Në mënyrë masive janë shpërndarë edhe karikatura që tregojnë Julen-in, në fund të pusit bashkë me një engjëll që e mbron dhe e merr me vete.

Ndërkohë ditën e sotme mijëra mesazhe lamtumire janë shpërndarë në rrjet nga e gjithë bota për Julen. Trupi i vogëlushit është tërhequr nga morgu i qytetit dhe pritet te varroset nga familjarët./albeu.com/
Shtuar më 27/01/2019, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori