Zëvendësoi patronazhistët me aktivistët, Rama reagon pas publikimt të listës: Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën

Partia Socialiste ka zëvendësuar patronazhistët me aktivistët.

Nëpërmjet aplokacionit “Aktivisti” qveria promovon punën e ministrive si edhe ndërveprimin me aktivistët e saj.

Por së fundmi lista me aktivistë po qarkullon në mediat sociale dhe ëhatsapp duke ngjallur çudi. Ajo që bie në sy është se mes aktivistëve ka njerëz të drejtësisë, policisë dhe institucioneve të tjera që supozohet të jenë të depolitizuar.

Pas publikimit të listës së aktivistëve ka reaguar kryeministri, Edi Rama. Në një reagim të bërë në Facebook, Rama shkruan ndër të tjera se “tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës”.

“Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma”, ka shkruar Rama në Facebook.

Vendin e parë në institucionet publike për numrin e aktivistëve e mban Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake, me 489 aktivistë. Më pas vijnë doganierët me 305, mjekët me 230 aktivistë, arsimtarët me 218 dhe tatimorët me 200. Nuk mungojnë aktivistët as në prokurori, ku numërohen 36 dhe gjyqtarët 19. Po kështu dhe në Gardë numërohen 13 aktivistë./albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 15:06

Tags: