Puplat për nëpunësit publik, Rama premton gjel deti për pensionistët
Qeveria vijon të mos japë shpërblime për mjekët, infermierët, mësuesit dhe policët në fund të vitit edhe pasi i hoqi pagën e 13, ndërsa sot kryeministri Rama premtoi se do të jepeshin 50 dollar për pensionistët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu rikthye edhe vendimit për shpërblimin 400 dollar për foshnjet, e cila në të vërtetë nuk ka të bëjë me fundin e vitit.

"Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)😊dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti)🤗Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin😉", shkruan Rama nw Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2018, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori