Punonte vullnetarisht, COVID-19 i merr jetën mjekut të njohur (FOTO LAJM)

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin.

Doktor Myftar Zemani kishte dalë në pension, por ende ushtronte profesionin vullnetarisht në zonën e Fierit.

Doktor Tarja siç e thërrisnin ndryshe, ka ushtruar profesioninzonën e Fierit.

Ai ishte lindur në Vlorë në vitin 1942.

Postimi:

Lajm i hidhur

Ndërron jete mjeku i njohur.

Epidemia dhe sëmundja e rrezikshme COVID- 19, që në këtë periudhë ka marrë përmasa masive, nuk po kursen as jetën e mjekëve. Sot një tjetër mjek e humbi betejën me këtë virus. Është fjala për mjekun Myftar Zemani, që bashkëqytetarët tanë e njohin shkurt si Doktor Tarja.

Edhe pse në pension, ai jepte ndihmesën e tij në fushën e mjekësisë, duke vizituar dhe këshilluar qytetarët që i kërkonin ndihmë. I lindur më 10 shkurt 1942 në Kuç të Vlorës, doktor Tarja pas mbarimt të fakultetit të mjeksisë, shërbeu në Bishan, Roskovec, Fier etj.

Kudo ku ka punuar është dalluar për shpirtin human, i papërtuar, i lidhur me banorët edhe për hallet e shqetësimet e tyre, duke u bërë kështu një figurë popullore. Me keqardhje i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me të cilët ka punuar.

I paharruar kujtimi i doktor Tares!
Shtuar më 03/12/2020, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori