Një 26-vjeçar shqiptar, me profesionin
murator është arrestuar nga policia në Milano për trafik droge.
Në
furgonin me të cilin udhëtonte me shpejtësi të madhe e duke bërë zigzag midis makinave që kishte para, u gjetën 60 kilogramë kanabis sativa.
Shqiptari u justifikua përpara policisë për shpejtësinë duke thënë se ishte vonë për në punë. Mirëpo, 26-vjeçari nuk kishte dijeni as për pronarin e furgonit dhe as për ngarkesën.
I riu shpjegoi se kishte njohur një libanez në një bar, i cili i kishte dhënë 500
euro për ta çuar
furgonin në Sesto Rondo, pranë stacionit të metrosë, për të marrë punëtorë të tjerë.
Droga ishte në qese me vakuum, gati për tregun milanez. Prokuroria e Milanos po heton për të zbuluar furnitorët e drogës.
Shtuar më 27/12/2019,
ora 14:58