Punonte si kamarier, shqiptari ekzekutohet me armë zjarri në Belgjikë
Pëlqej
Policia belge bën me dije se një 31- vjeçar shqiptar është ekzekutuar me dy plumba nga persona të paidentikuar.

Sipas mediave belge Niko K. 31- vjeç me origjinë shqiptarë punonte si kamerier në një kafene në në Saint-Denis në Forest.

31 vjeçari u qëllua për vdekje rreth orës 0:30 të natës të martën. Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy persona, shkruan Klan.

Shqiptari ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier.

Sipas dëshmitarit, i cili ka deponuar në policie se dy autorët që qëlluan me armë ishin të maskuar dhe u larguan në drejtim të pyllit. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2017, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori