Punonte si kamarier, dëshmitarja flet për shqiptarin e ekzekutuar në Belgjikë
Pëlqej
Nëj 31-vjeçar shqiptar u ekzekutua për vdekje në Belgjikë në mes të natës, ku po punonte si kamarier.

Policia bëri me dije se 31-vjeçari">31-vjeçari është Kreshnik Gjini

E gjithe ngjarja ndodhur përpara syve të koleges se tij te punës, Liliane.

Ajo nuk pësoi asnjë lëndim, teksa në dëshminë e saj para hetuesve belgë ka thënë:

“Në punë ai ishte një djalë simpatik dhe gjithmonë ishte korrekt. Por, natyrisht nuk e di se çfarë ka ndodhur në jetën e tij private. Unë e di se familja e tij është në Shqipëri dhe ai aty e kishte zemrën gjithmonë dhe donte të kthehej.

Dyshoj se ngjarja ka lidhje me ndonjë mosmarrëveshje. Nikon e shikoja si djalin tim”.

31-vjeçari">31-vjeçari, i cili në Belgjikë përdorte emrin Niko K., mbrëmjen e së dielës ka qenë në një festë me kolegen e tij në një lokal në Faubourg në Saint-Denijsplein. Aty ai pati edhe kërcimin e tij të fundit, shkruajnë mediat belge.

“Ne po kërcenim dhe Niko më tha se do të ishte mirë sikur ai të arrinte të kuptonte se çfarë donte. Ndoshta ndiente diçka”, tha Liliane.

Për kolegen dhe eprorin në punë të 31-vjeçarit, ai ishte shumë i sjellshëm në punë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori