Punonjësja infektohet me koronavirus, mbyllet një tjetër hipotekë në vend
Një punonjëse ka testuar pozitive ndaj koronavirusit e si pasojë hipoteka e Beratit është mbyllur.

Mësohet sepunonjësja ka pasur temperaturë të lartë, dhe simptoma të tjera të sëmundjes, dhe pas kryerjes së tamponit ka rezultuar pozitive.

I gjithë stafi i hipotekës i është nënshtruar tamponit gjatë ditës së sotme, dhe deri në marrjen e përgjigjeve zyra do të qendrojë e mbyllur.

Sipas burimeve të drejtorisë së ZRPP-së kjo punonjëse ka punuar në sportel duke qën kontakt me qytetarët. Sot po kryhet edhe dezinfektimi i ambienteve ndërkohë që mbyllja e hipotekës ka bërë që në dyert e institucionit të krijohen radhë të gjata.
Shtuar më 26/10/2020, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori