Punonjësit e prokurorisë së Tiranës japin rrogën mujore për të prekurit e tërmetit
Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se do të japë një rrogë mujore në shenjë
solidariteti për të prekurit dhe familjarët e viktimave nga
tërmeti shkatërrimtar I 26 nëntorit.
Njoftimi:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka mbledhur në shenjë
solidariteti një shumë monetare nga të gjithë
punonjësit e saj, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe punonjës të administratës, shumë monetare kjo që do shkojë në favor të të prekurve nga
tërmeti dhe
familjet në nevojë.
Gjithashtu një grup pune i ngritur në këtë prokurori po merret me mbledhjen e kontributeve të tjera me qëllim shpërndarjen e tyre tek
familjet në nevojë.
Shtuar më 02/12/2019,
ora 18:02