Punonjësit e Postës dhe Sigurimeve Shoqërore në Pukë kapen duke shpërdoruar financat
Policia e Shkodrës bën të ditur se janë goditur dy rate ku punonjësit e Postës dhe te Sigurimeve Shoqërore ne Pukë, kanë abuzuar me financat pasi u kanë paguar shtetasve pension edhe pas vdekjes.

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, janë referuar materiale për shtetasit me iniciale D H, D K, D SH, B A dhe M B, punonjës të Postës Shqiptare, filiali Pukë, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë ju kanë paguar pensionin dhe pas vdekjes 7 shtetasve.

Ndërsa po në këtë rreth një tjetër rast i të njëjtit lloj abuzimi është raportuar, ku thuhet se në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, ja dërguar materiale për shtetasit me iniciale A.L dhe N.M, punonjës të Postës Shqiptare, filiali Pukë, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë ju kanë paguar pensionin dhe pas vdekjes 4 shtetasve duke i shkaktuar Sigurimeve Shoqërore një dëme financiare.
Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasit me iniciale D H, D K, D SH, B A dhe M B, punonjës të Postës Shqiptare, filiali Pukë, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë ju kanë paguar pensionin dhe pas vdekjes 7 shtetasve, duke i shkaktuar Sigurimeve Shoqërore një dëme fianciare. Nenet 248 e 135 të Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasit me iniciale A.L dhe N.M, punonjës të Postës Shqiptare, filiali Pukë, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë ju kanë paguar pensionin dhe pas vdekjes 4 shtetasve duke i shkaktuar Sigurimeve Shoqërore një dëme financiare. Nenet 248 e 135 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori