Punonjësi i ISSH-së, milioner me pensionet e të vdekurve
Pëlqej
Një grup prej pesë personash të arrestuar disa ditë më parë gjatë operasionit “Miks 2013”, për falsifikim dokumentesh dhe përvetësi pensionesh i kanë shkatuar shtetit një dëm prej 360 milionë lekë të vjetrash.

Të arrestuarit morën dje masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës ku katër prej tyre janë lënë në arrest me burg”, ndërsa për bashkëshorten e njërit prej tyre është vendosur “arrest shtëpie”.

Mësohet se grupi ka operuar në mënyrë të përkryer dhe të arrestuarit kishin përvetësuar pensionet për 13 veta, ku njërin prej tyre e përfitonin që në vitin 1991, ndërsa 12 të tjerat që nga viti 1998.Koka e rrjetit të mashtruesve duket se ka qenë Shpëtim Lika, i cili nga viti 1990 deri në vitin 2007, rezulton të ketë qenë punonjës në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë ku ka mbajtur funksione të ndryshme.

Sipas gazetës “Shqip” ai ka rritur të falsifikojë dokumentet e një nëne me shumë fëmijë, e cila sipas ligjit duhet të merrte pension. Perfituesja nuk e mori vesh kurrë që shteti kishte lëshur pension në emër të saj, sepse paratë janë përvetësuar nga 36 vjeçari Lika. /albeu.com/

Më vonë Lika ka krijuar një rrjet mashtrimi dhe falsifikimi duke konsumuar edhe korrupsionin.

Ata u kapën pak ditë më parë , ndërkohë që dje kanë dalë para togave të zeza ku kanë marrë edhe masën e sigurisë “burg pa afat” për katër të ndaluarit , Shpëtim Lika, Limnije Dibra, Abaz Stafhasani dhe Nezhat Nasufi. Ndërsa për bashkëshorten e Abazit është dhënë masa “arrest me burg”.
Shtuar më 02/10/2013, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori