Punoi krah të vëllait, dorëhiqet motra e Vangjush Dakos
Ditën e sotme motra e Vangjush Dakos, Valbona Qirjako ka dhënë dorëheqjen nga posti i rëndësishëm që e mbante për rreth dy dekada, teksa i vëllai ishte në krye të Bashkisë.

Valbona (Dako) Qirjako është dorëhequr nga postimbante si shefe e sektorit të buxhetit në departamentin ekonomik në Bashkinë e Durrësit.

Me ardhjen e kryetares së re Qurjako ka vendosur të tërhiqet nga kjo detyrë.

Të njëjtat burime tregojnë se motra e Dakos është dorëhequr pas konflikteve të njëpasnjëshme që kanë lindur mes ish- kryebashkiakut dhe kryebashkiakes aktuale Valbona Sakos.

Gjithsesi kjo nuk ëdhtë dorëheqja e parë në administratën e qytetit bregedetar. Më parë janë dorëhequr dhe shkarkuar drejtori i portit, kryetarja e Gjykatës dhe zëvëndësi i bashkisë.
Shtuar më 25/10/2019, ora 21:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori