Punimet, bllokohet trafiku në sheshin "Skënderbej"
Bashkia e Tiranës do të nisë fazën e dytë të punimevesheshin Skëndërbej brenda pak ditëve. Zgjerimi i punimeve paralajmërohet se do të sjellë edhe bllokimin e kalimit përmes sheshit Skënderbej, duke bërë të detyrueshëm devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë të tjera.

Enton Punavia, drejtor i Transportit në Bashkinë e Tiranës, ka thënë sot se qarkullimi i mjeteve në sheshin Skënderbej do të jetë total. Ai tha se rrymat e trafikut do të shpërndahen në akse të tjera, pasi do të lirohet rruga tek 15-katëshi, do të bllokohet rruga tek xhamia, do të kalohet në rrugën pas bashkisë, tek hotel “Drini”, duke vijuar tek bulevardi “Zhan d’Ark”.

Faza e dytë e punimeve parashikon kryerjen e veprimeve në galeritë nëntokësore pranë xhamisë dhe bashkisë së Tiranës.
Shtuar më 06/01/2011, ora 20:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori