Punësimet në shtet, fillojnë “qejfmbetjet” në PS
Mënyra e qeverisjes dhe veçanërisht ajo e punësimit në administratë publike ka ngjallur pakënaqësi edhe në radhët e socialistëve dhe të drejtuesve të kësaj force. Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i njësisë bashkiake numër 7, Erion Koka, i zgjedhur nga socialistët, shpreh kritika ndaj qeverisë dhe ndaj klasës politike në veçanti lidhur me punësimet. “Problemi kryesor në Shqipëri është se të gjithë ata që vijnë në pushtet mundohen të menaxhojnë vendet e punës në administratën shtetërore e askush nuk mundohet të zhvillojë ekonominë e të shtojë vendet e punes në sektorin privat. Kjo gjë do zhvillonte individin dhe do shkonim drejt krijimit të shtresës së mesme të popullsisë që është edhe baza e çdo shteti të qëndrueshëm. Sigurisht që politika do e kishte më të vështirë të komandonte votuesit më pas dhe kjo është pikërisht ajo që unë dëshiroj për popullin tim”, shkruan Erion Koka, kryetar I Njësinë nuëmr 7 në Tiranë. /Albeu.com/
Shtuar më 21/02/2014, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori