Pune në këmbim të seksit me të mitur, arrestohet sekretari i deputetit
Pëlqej
Ministria e Brendshme
Policia e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin Agron Cane, sekretar i deputetit Koco Kokëdhima i cili ofronte të gjente vende pune në këmbim të seksit me të mitur.

"Ditën e djeshme, datë 15.08.2014‎, rreth orës 19:30, Komisariati i Policisë Sarandë është vënë në dijeni të një veprimtarie të paligjshme nga ana e shtetasit A.C.
Gazetari Artur Çani ka njoftuar në Polici për rrethanat paraprake të ngjarjes, duke deklaruar se disponon edhe materiale të tjera që hedhin dritë për zbardhjen e saj dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së autorit. Strukturat e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur këtë ngjarje. Është marrë denoncimi i shtetases E.G. dhe ka nisur puna për verifikimin e fakteve dhe dëshmive të saj." thuhet ne njoftimin e policise.

Ndërkohë që Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka telefonuar personalisht gazetarin Çani, duke i kërkuar që të dorëzojë në Polici sa më parë të gjitha materialet që disponon. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori