Punë me 830 mijë lekë rrogë tek UKT, Mira Kazhani jep dorëheqjen
Ka dhënë dorëheqjen Mira Kazhani nga pozicioni që mbante si këshilltare ekonomie pranë UKT.

Pas kritikave të mëdha në media, mësohet se vetë gazetarja Kazhani, sic e kishte lajmëruar më parë, ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion.

Rikujtomë se vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, sot deklaroi se gazetaret, Bieta Sulo dhe Kazhani kanë qenë të punësuara për një kohë të shkurtër në UKT dhe brenda profilit të tyre si eksperte të jashtme për strategjinë e komunikimit.

Por në fakt, pozicioni i punës që mbante gazetarja Kazhani ishte ai i këshilltarit të ekonomisë, me 83 000 mije lekë rrogë dhe mbi këtë punë ajo u shpreh se e bën pasi rroga si gazetare nuk i mjafton.

"Sa të kem fuqi, sepse rroga si gazetare nuk më del askund dhe nuk ia dal të përballoj jetën si një grua që jetoj vetëm, pa asnjë mbështetje.

Po më mallkoni pse punoj? Seriozisht qenka ky halli juaj? Pse unë bëj dy punë? Do të këshilloja edhe Erion Velinë, edhe Lulzim Bashën, edhe Nard Ndokën, me qëllim për të paguar kredinë", tha Kazhani.


Shtuar më 02/05/2020, ora 20:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori