Pukë, Rama: Unë, kryeministër i halleve tuaja
Në turin e tij elektoral në Qarkun e Shkodrës, kreu i Partisë Socialiste u ndal edhe në Pukë duke i kërkuar banorëve pukiane të hiqnin me votë nga qeverinë e kryeministrit Berisha.

"Do të keni në krah një qeveri të re, dhe kryeministër që hallet tuaja do t’i ketë të vetat. Nuk do të jeni më vetëm. Zgjedhjet më 23 qershor, nuk janë mes dy njerëzve, por mes kësaj gjendjeje rrënimi, varfërie, korrupsioni dhe shpartallimi të Shqipërisë dhe hapjes së rrugës për një rilindje shqiptare", tha Rama.

Ai i cilësoi këto zgjedhje si po aq të rëndësishme sa ato të vitit 1992">1992.

"Është një ndarje mes dy kapitujve. Në 1992">1992 shqiptarët u ftuan të vendosin me votë çfarë fati duan vazhdim i kapitullit të rrënimit si ai i regjimit komunist apo të një kapitulli të ri" u shpreh me tej Rama. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2013, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori