Mesnatën e kaluar një sasi eksplozivi është vënë
automjetit të
drejtorit të
Spitalit të Pukës, shtetasit Enver Sulejmani.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Pukës në afërsi të bashkisë. Si pasojë e shpërthimit, mjeti i cili ndodhej i parkuar ka marrë dëme të konsiderueshme materiale.
Drejtori i
spitalit është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë person. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2015,
ora 08:41