Interi tregon forcën ndaj Atalantës, e mbyll sezonin si nënkampion (VIDEO)

Inter janë nënkampionët e Serie A.

Skuadra ‘Zikaltër’ ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, kundër Atalanta, me rezultatin 0:2.

Lojtarët e Antonio Conte arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e parë të takimit, me anë të Danilo D’Ambrosio.

Kurse, atëherë kur luhej minuta e 20’ u vendos gjithçka në derbin mes Atalanta dhe Inter, pasi Ashley Young shënoi për 0:2.

Goli i Young doli të ishte ai i rezultatit final të këtij takimi.

Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 82 pikëve, në pozitën e dytë në tabelë, me një pikë më pak sesa Juventus dhe me 4 pikë më shumë sesa Atalanta që mbetet në pozitën e tretë.


Shtuar 1.08.2020 21:15