Berisha: Europol ka sjellë në SPAK të dhëna për Taulant Ballën, është në hetim

Në seancë e sotme plenare pritet që të miratohet dekretet e Presidentit për emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, por Sali Berisha kishte disa akuza për socialistin.

Në mbledhjen e grupit parlamentar në selinë blu, Balla tha se Europol ka sjellë të dhëna për të dhe është në hetim.

“Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori fiks për Taulant Ballën. Thirrja e tij në SPAK disa herë për lidhjet e krimit është e vërtetë, pavarësisht se kur dilte thoshte isha për Saliun atë e kishin thirrur për lidhjet e tij me krimin.

Kjo e dorëzimit të dokumenteve nga Europol, kjo mbetet në diskrecionin e SPAK-ut, por mesa shoh unë, derisa Rama e emëroi për t’i dhënë një dopio imunitet.

Imagjinoni ju që mbi prokurorët mund të ushtrojë presione, ndonëse pas Ramës ai është personi që ka të kompromentuar në atë institucion më shumë se kushdo tjetër” tha Berisha./albeu.com


Shtuar 13.07.2023 09:54