Pasi Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj deputetëve të PS-së Arben
Ndoka dhe Pjerin
Ndreu, për goditjen e
deputetit të PD-së Gent
Strazimiri, del në dritë edhe videoja ku deputeti goditet në ambientet e Kuvendit.
Në videon e publikuar, shfaqen deputetët e majtë njëri pas tjetrit teksa godasin deputetin
Strazimiri në korridorin e Kuvendit. I pari qëllon ndaj
deputetit të PD-së Gent
Strazimiri, deputeti i PS-së. Arben
Ndoka e ka
goditur atë në pjesën e fytyrës.
Në këto momente
Strazimiri ka qënë duke u marrë me telefonin dhe goditja i ka ardhur e befasishme. Fillimisht
Ndoka e ka prekur nga xhaketa e më pas e ka
goditur me grushta.
Teksa
Ndoka largohet,
Strazimiri e ndjek nga pas, por një grup deputetësh në korridor e ndalojnë. Në këto momente, kur
Strazimiri ndodhej me kurriz, vjen goditja e dytë, këtë here nga deputeti tjetër i PS-së Pjerin
Ndreu.
Videoja është regjistruar më 10 korrik të 2014 atëherë kur ndodhi edhe ngjarja. Pas ngjarjes opozita bojkotoi Kuvendin.
Edhe në akuzën e Prokurorisë, thuhet se agresioni u dëshmua dhe nga pamjet filmike te siguruara nga kamerat e sigurisë në Parlament.
Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se "hetimi për deputetët
Ndoka dhe
Ndreu nisi pas kallëzimit të bërë më 14 korrik, nga Edi Paloka si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Zëdhënësja e Prokurorisë deklaroi se
Ndoka e
Ndreu kanë
goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre
Strazimiri, ku gjatë veprimeve të nevojshme proceduriale, janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ku evidentohet goditja e deputetëve socialistë ndaj
deputetit demokrat. Sipas pamjeve filmike ka qenë
Ndoka ai që e ka
goditur i pari me grusht Strazimirin dhe pak më pas edhe
Ndreu".
Në qëndrimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se "deputeti
Strazimiri është
goditur për shkak të deklaratave politike në 10 korrik 2014, duke bërë që
Ndoka dhe
Ndreu, të merren të pandehur nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës".
Shtuar më 23/09/2014,
ora 20:42