Publikohet raporti, 'Kristali' diplomoi italianin me 10 ditë qëndrimi në Shqipëri
Pëlqej
Universiteti Kristal
Ministria e Arsimit bën transparent raportin e shkeljeve për Universitetin "Kristal", sipas të cilit nga 37 kritere ligjore të vendosura, 'Kristali' ka shkelur 24 kritere.

Një ndër shkeljet më të rënda që çoi në heqjen e licencës për këtë institucion, është rasti i një shtetasi italian i cili u diplomua për stomatologji, me vetëm 10 ditë qëndrim në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasin italian Vincenco Nespola, i cili është diplomuar për stomatologji te Kristali më 20 korrik 2011, në një kohë kur ka qëndruar vetëm 10 ditë në Shqipëri.

Ka qenë Ambasada Italiane ajo e cila ka bërë kallëzimin në Prokurori, ndërkohë që pritet që edhe Ministria e Arsimit të dërgojë çështjen në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Ja shkeljet e Universitetit ‘Kristal’:

1. Italiani Vincenco Nespola, u diplomua në ‘Stomatologji’ te Kristali më 20 korrik 2011, por ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë.

2. Ka filluar te regjistrojë studente para datës së hapjes së programeve, dhe ka mbyllur vetë disa të tjerë pa vendim të ministrisë.

3. Nuk ka urdhër akreditimi, ka diplomuar studentë para datës së akreditimit, ka hapur filiale në Përmet, pa vendim nga MAS.

4. Objekti ku është zhvilluar mësimi është pa leje shfrytëzimi dhe pa leje ndërtimi.

5. Nuk ka të dhëna të sakta për studentët e diplomuar dhe të regjistruar në te gjitha programet e studimit.

6. Regjistrat e regjistrimit te studenteve janë rishikuar.

7. Nuk ka tarifa fikse për programet dhe aplikon tarifa të ndryshme nga sa bën reklamë.

8. Regjistrat bazë nuk janë të shkruara me dorë por vetëm në forme elektronike gjë që krijon mundësi të ndërhysh në të, madje ka nota të dhëna me laps.

9. Janë tërhequr disa diploma nga i njëjti person dhe në të njëjtën ditë

10. Ka diploma të tërhequra që nuk kanë fare numra.
Shtuar më 19/08/2014, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori