Duket se tensionet
politike do i kushtojnë vendit, e teksa raporti i KE ka vënë theksin tek përshpejtimi i
reformave. Shqipëria vlerësohet me nota pozitive për plotësimin e kritereve
politike, duke vijuar implementimin dhe konsolidimin e
reformave në shtetin e së drejtës.
KE çmon se dialogu
politik dhe puna konstruktive në
Parlament mes qeverisë dhe opozitës, mbeten elemente të rëndësishëm për një proces të suksesshëm reformues. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, i bëjne thirrje palëve të arrijnë gjuhën e përbashkët që opozita të rikthehet në
Parlament.
“Parlamenti miratoi konsensualisht rezolutën për Integrimin Europian dhe ndërmorri një sërë masash legjislative që lidhen me integrimin, kryesisht në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të
organizuar.
Po ashtu, reforma në administratën publike ka ecur përpara, kryesisht me hyrjen në fuqi të ligjit mbi Shërbimin Civil, miratimin e akteve nënligjore dhe të hapave të marra për përmirësimin e procedurave të rekrutimit.
Shqipëria u angazhua me Komisionin e Venecias për forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të sistemit gjyqësor. Lufta ndaj krimit të
organizuar tregon një trend pozitiv në disa fusha, si krimi ekonomik, trafikimi i qenieve njerëzore dhe aksioni kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisist, që vijon të mbetet një shqetësim serioz.
Në këtë pikë, KE vlerëson aksionin e policisë në Lazarat dhe ne veri të vendit".
KE tërheq edhe një herë vëmendjen në mungesën e dialogut
politik mes palëve. “Sidoqoftë, një klimë e tensionuar
politike cënoi punën parlamentare, duke shkaktuar mungesa të opozitës dhe bojkotin e saj që prej korrikut nga puna parlamentare.
Qeveria dhe opozita duhet të ndërmarrin hapa për të rikthyer dialogun
politik në
Parlament". /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014,
ora 11:22