Publikohet Projekt Kushtetuta
Albeu.com
Ja teksti i plote i Draft i Kushtetutes.Kam kenaqesine qe ne emer te Komisionit Kushtetues te Kosoves t’ju njoftoj per publikimin e draftit te Kushtetutes.Ky draft i Kushtetutes pasqyron shume muaj pune te zellshme. Procesi ka perfshire diskutime ne mes te anetareve te Komisionit, pasqyron konsultime me shume eksperte vendor dhe me miqte tone nderkombetar si dhe perfshin ide te ndryshme dhe sugjerime te ofruara nga qytetaret.

Qe nga momentet e para kur ka filluar procesi i hartimit, qellimi jone ka qene per te pergatitur nje dokument baze i cili pasqyron standardet me te larta nderkombetare, mundeson mbrojtjen e te drejtave te te gjithe qytetareve te Kosoves dhe percakton bazat per nje shoqeri demokratike funksionale te bazuar ne sundimin e ligjit.

Hartimi i kesaj Kushtetute ka qene shume i nderlidhur me procesin e statusit perfundimtar per Kosoven. Ne kete moment historik ne histori, Komisioni Kushtetues, po ashtu publikon Draft Kushtetuten - si themel i shtetit tone te pavarur.

Edhe pse rrethanat unike te procesit per statusin e Kosoves e kane bere te nevojshme qe Drafti i pare te krijohet nga Komisioni Kushtetues, ne gjithmone e kemi qene dhe vazhdojme te besojme qe ky nuk eshte dokument i Komisionit. Kushtetuta eshte dokument per qytetaret dhe per nje menyre me te mire te jeteses. Ne e kuptojme dhe jemi te zotuar per te perfshire popullin e Kosoves ne kete proces ne menyre qe te gjithe qytetaret te jene krenar me Kushtetuten e Kosoves. Per kete arsye duke filluar nga sot, secili qytetar, organizate apo grup ne Kosove eshte i ftuar te jep ide, sugjerime dhe komente ne kete Draft te Kushtetutes. Njesia e Komisionit per Informim Publik ka punuar per disa muaj per te pergatitur mekanizma dhe sisteme te cilat do t’u mundesojne anetareve te Komisionit te marrin dhe shqyrtojne secilin koment te derguar nga populli i Kosoves.

Tani qe drafti eshte bere publik, po fillon edhe faza e dyte e fushates per informim publik. Anetaret e Komisionit do te vizitojne komunat dhe do te organizojne takime me shume grupe profesionistesh ne tere Kosoven. Ne keto takime, jeni te ftuar qe ne menyre te lire dhe hapur te diskutoni me anetaret e Komisionit Draft Kushtetuten dhe dispozitat e saj, si dhe te paraqitni te gjitha mendimet dhe shqetesimet e juaja. Perveç kesaj, Komisioni po ashtu do te pranoje komente te cilat dorezohen permes faqes se tij te internetit dhe adreses se zyreve.

Kjo do te jete nje Kushtetute per te gjithe popullin dhe do te sherbeje si themel i shtetit tone te pavarur. Kjo eshte nje dite e madhe per te gjithe ne.


Sinqerisht i juaji,

Prof. Dr. Hajredin Kuçi
Kryesues
Shtuar më 19/02/2008, ora 01:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori