Publikohet letra e Trump për Presidentin Nishani

Festa e bajramit ka bërë që edhe Presidenti i Amerikës Donald Trump dhe zonja e parë e shtetit Melania Trump , në emër të gjithë popullit amerikan, të përshëndesin ngrohtësisht për festën e Bajramit.

Në një letër drejtuar presidentit Bujar Nishani, Trump thekson rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe gjithë virtyteve njerëzore që përcjell.

“Muslimanët në SHBA iu bashkuan të tjerëve në mbarë botën gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për t’u fokusuar në aktin e besimit dhe bamirësisë. Këtu në Shtetet e Bashkuara muslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, që vijnë nga të gjitha fushat e jetës. Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku, na rivjen ndërmed dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes. Edhe njëherë ju uroj ju dhe popullit të Shqipërisë një ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!” /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2017, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori