Publikohet leja e banimit të Sarah Blloshmit, ja vendi ku ka jetuar në Shqipëri

Studiuesi Kastriot Dervishi çdo ditë publikon dokumente të rralla të shtetit Shqiptar.

Sot në llogarinë e tij në Facebbok, ka publikuar një leje për një vend banim që është dhënë që në vitin 1945">1945. Sipas dokumentit kjo leje i është dhënë Sarah Robinsonit.

Postimi i Kastriot Dervishit:

1945">1945/Leja e banimit të Sarah Robinsonit

Ky është dokumenti i përdorur për banim të përkohshëm në Shqipëri të Sarah Robinsonit, e cila dikur mbante mbiemrat “Serdar” të vajzërisë dhe “Blloshmi” nga martesa e parë me Selaudin Blloshmin.

Siç edhe shihet dokumenti lëshohej nga ushtria dhe në pjesën qendrore të tij, përveç gjuhës shqipe është edhe në italisht, serbokroatisht dhe frëngjisht.

Sarah ishte vajza e gjeneralit Abdyl Vehab Serdarit dhe vajzës së madhe të Ismail Qemal Vlorës, Mevedetit, Sarah Robinson (1904-1975). Ajo u martua me atasheun britanik Vandeleur Robinson (1902-1990)"., shkruan Dervishi.

Shtuar më 15/11/2017, ora 20:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori