Publikohen zyrtarët më të pasur të Maqedonisë, më i pasuri - kryeparlament
Albeu.com
Lubisha Georgievski, posedon dy banesa në Shkup (një prej 104 m2 dhe tjetrën 58 m2, uikend shtëpizë,veturë "Citroen"dhe investim kursimi prej 10 mijë denarëve. Bashkëshortja e tij posedon shtëpi prej 70 m2.Listat pronësore të udhëheqësve shtetërorë dhe bartësve të funksioneve të tjera publike në Maqedoni,të hënën për herë të parë i publikoi Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Në faqen zyrtare në internet të Komisionit antikorrupsion janë publikuar të dhëna për pasuritë e shefit të shtetit, Branko Cërvenkovski, kryetarit të Kuvendit, Lubisha Georgievski,kryeministrit Nikola Gruevski,si dhe të ministrave dhe deputetëve.
Presidenti Cërvenkovski ka bërë të ditur se posedon banesë prej 61 m2 në Shkup dhe depozit banker në vlerë prej 618 973 denarëve (afro 10 mijë euro).
Bashkëshortja e tij posedon automobil "Folksvagen Polo"dhe dy pako të aksioneve.Kryetari i Kuvendit, Lubisha Georgievski, posedon dy banesa në Shkup (një prej 104 m2 dhe tjetrën 58 m2, uikend shtëpizë,veturë "Citroen" dhe investim kursimi prej 10 mijë denarëve. Bashkëshortja e tij posedon shtëpi prej 70 m2.
Kryeministri Gruevski ka bërë të ditur se nuk posedon pasuri të patundshme personale,e as automobil. Kryeministri ka dhjetëra llogari bankare devizore dhe në denarë. Shuma më e vogël është më e ulët se 50 dollarë,ndërsa më e larta 17 596 euro. G. Lajm
Shtuar më 01/08/2007, ora 14:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori