Publikohen tre rregullore të reja për zgjedhjet në Kosovë
Albeu.com
Zëdhënësi i OSBE-së, Swen Lindholm ka sqaruar rregulloret në mënyrë të detajuar. Sipas tij Komisioni Qendror Zgjedhor do te ketë 12 anëtarë.Kryeadministratori Joakim Ryker ka bërë publike sot tre rregullore të reja për zgjedhjet në Kosovë. “Rregullorja 2007/25 ka të bëjë me komisionin qendror zgjedhor, 2007/26 ka të bëjë me zgjedhjet për parlamentin e Kosovës, kurse ajo 2007/27 me zgjedhjet komunale” thane ne konferencen e perbashket per shtyp zyrtarë të UNMIK-ut dhe OSBE-së.

Zëdhënësi i OSBE-së, Swen Lindholm ka sqaruar rregulloret në mënyrë të detajuar. Sipas tij Komisioni Qendror Zgjedhor do te ketë 12 anëtarë. Në krye të tij do të jetë Joakim Ryker, ndersa mbetet në fuqi dispozita se 30 për qind të deputetëve duhet të jenë femra dhe do të votohet me lista të hapura.Lindholm tha gjithashtu se pragu zgjedhor eshte 5 % e kjo vlen vetëm për subjektet politike shqiptare.“Nëse një subjekt nuk e arrin këtë përqindje atëherë ai nuk do të marrë pjesë në ndarjen e vendeve. Në rregullore ka dy nivele të zgjedhjeve, e para për kuvendet komunale kurse e dyta për kryetarët e cila do të jetë e drejtpërdrejt. Mandati ka qenë në zgjedhjet e para dy vjet kurse tani do të shndërrohet në katër vjet. Çdo komunë do të jetë zonë zgjedhore dhe zgjedhjet do të mbahen në 30 komunat ekzistuese” tha zedhenesi i OSBE-se.

Ndërkohë Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko shtoi se kryeadministratori Yoakim Ryker do të takohet të premten me Ekipin e Unitetit dhe më pas do ta bëjë publike datën e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. (rtk/balkanweb)
Shtuar më 29/08/2007, ora 16:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori