Publikohen pamjet: Ruanin magazinën duke mbyllur njërin sy gjatë natës, si u kapën 6 shqiptarët në Spanjë (VIDEO)
Policia spanjolle ka kapur gjashtë shqiptarë të cilët akuzohen për kultivim kanabisi. Shqiptarët që janë pas hekurave tani, mësohet se janë të moshës nga 25 deri 45 vjeç dhe emrat e tyre nuk janë bërë me dije, por ajo që raportojnë mediat e huaja është se ata janë pjesë e një grupi kriminal.

Policia kishte marrë informacion se në një ndërtesë në qytetit portual të Alikantes kultivohej marihuanë.

Aty u zbulua një magazinë prej 3 mijë metra katrorë me 7 dhoma në të cilat u gjendën pajisje me aparaturat e duhura elektrike dhe sistem ajrimi për kultivim të brendshëm të kanabisit.

Trafikantët e ruanin me turne ndërtesën që të pikasnin lëvizje të policisë. Shqiptarët u zunë në befasi në momentin kur është futur policia, pasi ishin duke fjetur.

Në operacion u sekuestruan 74 kg kanabis, boçe kanabisi, 1,300 euro, 808 llamba nxehtësie, 31 pajisje për ajër të kondicionuar, 19 filtra ajri dhe një gjenerator i madh elektrik.

Shtuar më 07/11/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori