Marsi nis “zi” në Tiranë, 3 gra të vrara dhe 2 të plagosura në një ditë

Qarku i Tiranës është tronditur ditën e sotme nga dy ngjarje kriminale. Rreth orës 12:30 në Paskuqan, 40-vjeçari Dan Hutra ka vrarë me armë zjarri dy gra në Paskuqan ( Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori, i cili kishte vetë dy javë që kishte dalë nga burgu ku ka vuajtur dënimin për dhunë, menjëherë pas ngjarjes është arratisur. Ai është shpallur në kërkim nga policia dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, po burime nga policia bëjnë me dije se Dan Kutra ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

Ndërsa kjo ngjarje tronditi opinionin publik, policia njoftoi njk tjetër vrasje, jo shumë larg Paskuqanit, në Kamëz. Mësohet se një grua e identifikuar si Etleva Kurti, 31 vjeç, është gjetur e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj, në rrugën “Beslidhja”. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Ky është bilaci i vetëm pjesës së parë ditës së 1 marsit, tre gra të vrara dhe dy të plagosura.

17:25- Kush e liroi vrasësin serial Dan Hutra? Gjykata e Apelit i rrëzoi kërkesën për ndryshim mase dy javë më parë

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e sotme, pasi 40-vjeçari Dan Hutra vrau me armë zjarri motrën e ish-bashkëjetueses, kunatën si dhe një 31-vjeçare tjetër e cila ndodhej në oborrin e banesës së saj në zonën e Kamzës, ndërsa plagosi ish-bashkëjetuesen dhe nënën e saj si dhe të dashurën.

Por ky nuk ishte krimi i parë që kishte bërë Dan Hutra, pasi në vitin 2003 ai rrëmbu nënën e kunatës dhe përdhunoi këtë të fundit, ndërsa në vitin 2007-të vrau gruan e tij të parë.

Ndërkohë vetëm dy javë më parë ishte liruar nga burgu, pasi ishte dënuar vitin e shkuar me 8 muaj për dhunë në familje.

Por ajo që ngre më shumë pikëpyetje është se kush e liroi nga burgu Dan Hutrën?

Pas interesimit të mediave ka reaguar Gjykata e Apelit, e cila thekson se në janar të këtij viti kishte rrëzuar kërkesën e Dan Hutrës, i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës nga burg në detyrim paraqitjeje.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra,  i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”,  parashikuar nga neni  130/a  të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e msës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.

Tiranë, 03.01.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

16:28- “Ka tentuar të më vrasë edhe mua …”, vëllai i Etleva Kurtit dyshon se është Dan Hutra ai që i ka vrarë motrën

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjet e rënda që tronditën sot kryeqytetin, ku një vajzë e re, Etleva Kurti u vra në oborrin e banesës së saj në Kamzë, dhe dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Paskuqan.

Klodiana Lala në një lidhje live për Neës24 pohoi se ka dyshime se krimet në fjalë të jenë kryer nga i njëjti autor, Dan Hutra, duke iu referuar dyshimeve të Vladimir Kurtit, i cili rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë. Kurti ka pohuar për Lalën se:

“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”.

“Kam bërë një bisedë të gjatë me të. Më dha fakte bindëse në lidhje me konfliktin që kanë pasur brenda në burg. Ajo pretendon se ka pasur një konflikt të ashpër për të cilin kanë qenë në dijeni të gjithë të burgosurit.

Hetimi do të zbardhë nëse është Dan Hudra autori sepse ato kanë edhe një konflikt tjetër të hapur, por Kurti pretendon se para se të lirohet Hudra e ka kërcënuar se do t’i vrasë të motrën.”, tha gjatë raportimit Klodiana Lala.

16:03- Policia me “duar të lidhura”, Dan Hutra plagosi më herët të dashurën dhe i grabiti paratë, u end i lirë deri sa kreu masakrën në Paskuqan

AlbEu.com ka mësauar detaje të reja që lidhen me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme në Paskuqan, ku 40-vjeçari Dan Hutra vrau ish-kunatën, nusen e vëllait të ish-bashkëjteueses, si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënë e saj.

Pak para vrasjes Dan Hutra ka kryer një tjetër krim në Astir. Albeu.com mëson se Hutra ka shkuar në banesën e të dashurës së tij në zonën e Astirit, ku ka plagosur me thikë atë dhe më pas i ka vjedhur dhe paratë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Pas plagosjes në astir ai ka shkuar në Paskuqan në banesën familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Muaji mars nisi i zi në vend, me vrasjen e tre grave që në ditën e parë të pranverës, një prej të cilave Etleva Kurti në Kamzë.

31-vjeçarja ishte në oborrin e banesës kur një person ka dalë nga një makinë dhe  ka qëlluar me armë zjarri, e më pas është larguar me ndihmën e shoferit që e priste.

Autori qëlloi tri herë ndaj viktimës, e cila fillimisht u transportua drejt spitalit të Traumës, por nuk mundi të mbijetojë.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta bën, viktima është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë, ngjarje e ndodhur në 2018. Ky i fundit vrau një grua dhe bashkëshortin e saj.

Etleva Kurti jetonte me nënën e saj dhe të dyja nuk kishin konflikte me njeri.

15:41 – Përdh*nim, vrasje, dhunë e sërish vrasje, kush është monstra Dan Hutra që kënaqej me gjakun e grave

Një ngajrje monstruoze ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku Dan Hutra 40-vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-kunatën e tij dhe nusen e vëllait të ish-bashkëshortes, si dhe ka lënë të plagosur këtë të fundit dhe nënën e saj.

Kjo ngjarje merr përmasa edhe më të mëdha, kur sheh “CV-në” e gjatë të krimeve që monstra Dan Hutra ka kryer përgjatë 20 viteve të fundit.

Në vitin 2003 Dan Hutra do të merrte peng nënën e kunatës së tij, si dhe do të përdhunonte këtë të fundit. Për këtë ngjarje ai bëri 3 vite burg.

Vetëm një vit pas daljes nga burgu, Dan Hutrën do e merrte sërish “etja” për gjak, pasi do të vriste bashkëshorten e tij.

“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdijë”, deklaronte Hutra para policisë pas krimit që kishte kryer.

Ndërkohë që disa vite më pas ai do të martohej sërish, por jo për të nisur jetën nga e para e të jetonte me dhimbjen e asaj që kishte bërë në të shkuarën, por do të kërkonte sërish gjak dhe dhunë për të kënaqur epshet e tij monstruoze.

Monstra Dan Hutra do ë përballej sërish me uniformat blu në 16 qershor të vitit të kaluar, pasi u arrestua për dhunë në familje.

Këtë herë Gjykata e dënoi me 8 muaj burg, pasi ai do të lirohej nga qelia në 16 shkurt të këtij viti.

Ende pa u mbyllur mirë plagët e dhunës së viktimës së tij 8 muaj më parë, Dan Hutra do të kërkonte sërish gjak, dhe këtë e bëri ditën e sotme.

Mesditën e kësaj të mërkure, Dan Hutra do të qëllonte ndaj familjes së ish-gruas, duke lënë të vdekura 2 gra Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj).

E vetmja gjë që kërkohet për këto krime është dënimi i merituar sipas ligjit ndaj një monstre si Dan Hutra, pasi nëse do të kemi sërish dënim të cunguar, nuk është çudi që monstra Dan Hutra apo monstra të tjera që mund të jenë në qarkullim, të shtojnë numrin e grave dhe vajzave të pafajshme si viktima në “CV-të” e tyre.

14:59 – Krimi në Paskuqan, autori kishte vrarë gruan në 2007 në Kukës, i arrestuar dhe për dhunë

Dan Hutra nuk është një emër i panjohur për policinë. 40-vjeçari sot ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Burime nga policia bëjnë me dije se më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës. Gjithashtu, autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Ai është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.

14:45 – Krimi me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Paskuqan, vjen reagimi i policisë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me krimin e dyfishtë në Paskuqan. Mësohet se autori, 40-vjeçari Dan Hutra ka vrarë me armë zjarri motrën e ish gruas dhe të fejuarë e ish-kunatit dhe ka lënë të plagosur ish-griuan së bashku me ish-vjehrrën.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.

Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

14:41: Tronditet Kamza, vritet me armë zjarri 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj. Sipas policisë bëhet fjalë për Etleva Kurtin. Ngjarja ka ndodhur në Kazmë në rrugën “Besëlidhja.

“Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar”, thuhet në njoftim.

14:40  – Krimi në Paskuqan, identifikohen viktimat dhe të plagosurit, policia “në këmbë” për kapjen e autorit

Paskuqani është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.

Dan Hutra, i cili sapo kishte dalë nga burgu, ka shkuar me kallashnikov në shtëpinë e ish-gruas duke qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Ai ka vrarë motrën e ish-bashkëshortes dhe të fejuarë e ish-kunatit e Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, ndërsa ka lënë të plagosur ish-gruan e tij dhe nënën e kësaj të fundit Elena dhe Kujtime Hysa, të cilat ndodhen në spital.

Pas ngjarjes, autori është arratisur me një mjet “c-Class”, duke humbur gjurmët, ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Postoblloqe janë ngritur në hyrje dalje të Tiranës, ndërsa mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në vendngjarje.

Një nga kushërinjtë e familjes Hysa është pyetur nga gazetarët për ngjarjen.

“Mos më ngatërroni se s’kam takat. I njoh të gjithë. Goca me burrin e vet e kishin konfliktin. Babin e gocës e kam kushëri,”, u shpreh zonja, e cila gjithashtu tregoi se ish-gruaja ka pasur një fëmijë me autorin e ngjarjes, një vajzë 4-muajshe dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Sipas dëshmisë së zonjës për Euronews, ajo 7 apo 8 muaj që ishte ndarë.

Lidhur me krimin, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar.

13:59 – Del fotoja e autorit të krimit me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur në Paskuqan, u largua me “C Class” pas ngjarjes (FOTO LAJM)

Albeu.com ka siguruar edhe foton e autorit të dyshuar, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.


Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë, por paraprakisht dyshohet se mes autorit të dyshuar dhe vjehrrit ka pasur konflikt.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorit.

Ndërkohë Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në vendin e ngjarjes.

13:20 – Dhëndri qëllon me armë zjarri drejt familjes së gruas në Tiranë, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Tiranën mesditën e sotme, ku një person i identitikuar si Dan Hutra ka hyrë në shtëpinë e ish-gruas së tij dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Si pasojë e të shtënave 2 persona kanë mbetur të vrarë ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin mjekim dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij tip “C Class.”

Mësoht se Hutra sapo ishte liruar nga burgu.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe gjithashtu janë ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 1.03.2023 15:19