Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën
Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot një sërë projektligjesh mes të cilave edhe projektligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Ministrja për Inovacionin dhe Aministratën
Publike, Milena
Harito u shpreh se ky projektligj është një ligj më i avancuar edhe se në vetë vendet e Bashkimit Europian.
“Ajo që mendoj se ka rëndësi është se është një ligj që
futet për herë të parë në këtë formë. Kemi një ligj kuadër i cili detyron të gjithë institucionet që çdo ligj të ri ta konsultojnë në mënyrë të detyrueshme dhe ta publikojnë në një regjistër
elektronik ku gjithkush ka akses. Vendos për herë të parë funksionin e koordinatorit”, tha
Harito
Shtuar më 08/09/2014,
ora 15:25