Publicisti Gleni: Rusia nuk do ta kundershtoje pavaresine e Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Ne bashkesine nderkombetare, e ne radhe te pare ne mesin e anetareve te Grupit te Kontaktit dominon bindja se pavaresia e kufizuar, eshte statusi me optimaal i ardhshem i Kosoves.Kete, jozyrtarisht, e sheh edhe elita politike e Beogradit, por nuk deshiron ta thote publikisht, sepse ceshtja e statusit te ardhshem te Kosoves ne Serbi edhe me tej eshte jashtezakonisht e ndieshme. Keshtu eshte shprehur ne nje ligjerate ne qedren Uodro Uilson ne Uashington, Misha Gleni, publicist dhe njohes i shume i mire i politikes nderkombetare ndaj Ballkanit. Publicisti Gleni shprehet se pavaresia e kufizuar e Kosoves nuk do te hase ne kundershtimin e Rusise, sepse, sipas tij, Moska nuk do te bllokoje politiken e SHBA dhe te BE-se ne rajon. "Ruset ne Grupin e Kontaktit sillen sipas parimit nxehte-ftohte dhe ne kete moment jane gjakftohte. Per ruset Kosova nuk eshte ceshtje parimore. Vetem nese Rusia vlereson se Perendimi eshte i paarsyeshem ne lidhje me ndonje ceshtje tjeter, mund te ndodhe qe ta ngrise zerin rreth Kosoves, por mendoj se kjo nuk do te ndodhe dhe se Rusia nuk do te rrezikoje procesin" tha Misha Gleni per "Zerin e Amerikes". bw
Shtuar më 08/06/2005, ora 20:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori