Pse s'më lini të takoj djalin! Si nisi sherri me 6 të plagosur në Dibër
Një konflikt verbal mes dy familjeve në Dibër ka përfunduar në një përleshje fizike.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në shëtitoren e Peshkopisë mes dy grupeve nga tre persona, të cilët kanë pasur marrëdhënie krushqie.

Albeu.com raportoni ekskluzivisht mbrëmë se konflikti ka ndodhur mes fiseve Nuredini dhe Lata, familjarë të një çifti, të cilët kanë patur mosmarrëveshje mes tyre duke mos lejuar babanë të takojë të birin.

A i ka pyetur se përse nuk e lejojnë të takojë të birin, ndërsa më pas ka nisur dhe konflikti i dhunshëm mes tyre.

Sipas burimeve nga Policia, mësohet se nuk ka të lënduar rëndë, por vetëm me plagë të lehta, pa rrezik për jetën.

Ndërkohë Policia ka shoqëruar në Komisariat disa nga personat e përfshirë në konflikt dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Shtuar më 16/08/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori