Pse shtatzënat nuk mund të vaksinohen kundër COVID-19? Profesori zbulon arsyen
Profesori Elias Mosialos ka shpjeguar arsyen pse gratë shtatzëna nuk do ta marrin vaksinën kundër COVID-19.

Sipas tij, problemi qëndron tek fakti se nuk janë kryer prova specifike klinike të vaksinës Covid-19 në gratë shtatzëna dhe nuk dihet se çfarë rreziku mund të përbëjë ajo.

“Një nga grupet që nuk do të marrë akoma vaksinën Covid-19 do të jenë gratë shtatzëna. Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe ka të bëjë me hartimin, jo vetëm të provave klinike të vaksinave të koronavirusit, por të të gjitha studimeve mbi sigurinë dhe efikasitetin e produkteve medicinale.

Sidoqoftë, nuk ka prova të pamjaftueshme për të sugjeruar përdorimin e vaksinave Covid-19 gjatë shtatzënisë, sepse gratë shtatzëna nuk u përfshinë në provat klinike”, tha profesori.

Aktualisht për njerëzit, të cilësdo moshë të dhënat e disponueshme nuk përbëjnë shqetësim për sigurinë e shëndetit ose efekte anësore të vaksinave.

Dhe duke pasur parasysh fillimin e afërt të vaksinimeve në Mbretërinë e Bashkuar , ai shtoi:

“Udhëzimet në MB, për shembull, rekomandojnë

-Shtyrjen e vaksinave derisa të përfundojë shtatzënia.

-Nëse një grua zbulon se është shtatzënë pasi ka marrë dozën e parë, duhet t’i ketë dhënë fund shtatzënisë para se të marrë dozën e dytë.

-Nënat e reja gjidhënëse mund të vaksinohen.

-Gratë shtatzëna që konsiderohen se i përkasin një grupi me rrezik të lartë, për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë, duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur pas përfundimit të shtatzënisë.
Shtuar më 04/12/2020, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori