Pse po vonon shpallja e vendimit për Tahirin?
Kanë kaluar më tepër se 80 minuta që nga momenti kur Gjykata e Krimeve të Rënda duhej të shpallte vendimin për Saimir Tahirin.

Në këtë moment vendimi ende nuk është shpallur ndërkohë që jashtë gjykatës kanë filluar spekulimet në lidhje me ndikimet tek trupa gjykuese për të dhënë një vendim lehtësues apo shtrëngues ndaj tij.

Gjatë ditës së sotme ishte njoftuar se vendimi do të shpallej në orën 16:00, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Saimir Tahiri akuzohet se ka ndihmuar një grup trafikantësh për të kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali, të cilët njëkohësisht i kishte edhe të afërm.

Prokuroria kërkon 12 vite burg për këtë akuzë, megjithatë Tahiri ka pranuar gjykim të shkurtuar, ç'ka e bën të përfitojë ulje të 1/3 të dënimit.

Tahiri nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat duke thënë se ato janë të ndikuara politikisht, ndërkohë që sot sulmoi edhe Xhafajn me Ramën për vëllezërit e tyre me fjalinë: Ka njerëz sot që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre trafikantë.

Vellai i Xhafajt gjendet në Itali për këtë akuzë, ndërsa Berisha dhe opozita kanë akuzuar vëllain e Ramës për trafik kokaine.

Ndërkohë, pritja për vendimin ndaj Tahirit vazhdon...
Shtuar më 19/09/2019, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori