Tragjedi në Mianmar, përmbytet varka me emigrantë, 17 të vdekur dhe 30 të zhdukur

Të paktën 17 persona u mbytën në brigjet e Mianmarit pasi një varkë që transportonte  emigrantë myslimanë Rohingya që përpiqeshin të largoheshin nga vendi diskriminues u mbyt.

Çdo vit, mijëra Rohingya rrezikojnë jetën e tyre duke bërë udhëtime të rrezikshme detare nga kampet në Bangladesh dhe Mianmar në një përpjekje për të arritur në Malajzi dhe Indonezi, vende me popullsi kryesisht myslimane.

Të paktën 50 persona ishin në bordin e varkës që po shkonte për në Malajzi kur ajo u përmbys për shkak të detit të trazuar gjatë natës të së dielës, sipas Bayar La, një roje plazhi në Fondacionin Shwe Yaung Metta në Sittwe.

“Kemi gjetur 17 trupa”, tha shpëtimtari dhe shtoi se 30 të tjerë janë të zhdukur.

“Kemi gjetur tetë persona të gjallë. Policia i ka marrë për t’i marrë në pyetje” .

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të zhdukur, shtoi ai, megjithëse numri i saktë i njerëzve në bord nuk dihet./Albeu.com/


Shtuar 10.08.2023 15:47