Pse po sulmojnë njëri-tjetrin? Capital T i bëri diss Mozzik e i përmendi gruan

Mes reperëve shqiptarë duket se ka nisur një luftë me diss-e, me postime e sulme në rrjete sociale. Gjithçka nisi kur Capital T i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit bëri një diss që u tha se ishte për kolegun e tij, Mozzik.

Ky i fundit reagoi me një sërë postimesh në rrjetet sociale, ku shkruante: “Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të çon shumë larg… por duhen edhe këmbët!”.

Shumë shpejt reagoi edhe Capital T, i cili publikoi një status ku shkruante: “Burrnia nuk blihet me kurrgjo, e ju s’e keni”.

E pas këtyre postimeve duket qartë se reperat e kanë me njëri-tjetrin, pasi Capital T nuk e ndjek më në “Instagram” as Mozzikun dhe as vëllanë e tij, Getinjon.

Se çfarë do ndodhë më tej, na mbetet të presim, ndërkohë analizojmë fillesën e këtij sherri mes dy reperave, që shpesh kanë qenë afër njëri-tjetrit në festa apo dasma miqsh. Gjithçka nisi nga një tekst i Capital T, që sipas detajeve, është një diss për Mozzik. Në janar të këtij viti, kohë kur lejoheshin dasmat dhe të tjera organizime të tilla, Capital T dhe Mozzik ishin të pranishëm në dasmën e një miku të përbashkët.

Ata atëherë pozuan në një foto që qarkulloi në internet dhe u përfol si një bashkëpunim i mundshëm. Por kjo ishte thjesht një fantazi fansash. Ndërkohë, në fund të nëntorit, Capital T, i ftuar në emisionin “Gjoni Black” me moderatorin Meriton Mjekiqi, këndoi freestyle.

Në freestyle-in e quajtur “Story”, Capital T thotë: “Femra ta ka rrit morrin, nuk vrehesh as me tesha t’fosforit, ma reper se ti osht Lori”, dhe këtu fjala është për gruan e Mozzik, Loredana Zefin, shkruan panorama.

Djemtë nuk ndiqen në rrjete sociale, por Capital T ndjek Loredanën. Pas publikimit të intervistës në “Gjoni Black”, Mozzik postoi një foto ku shkruhet “Hustle, baby, hustle” (ngutu, vogëlush, ngutu). Ndërkohë që Mozzik është rikthyer me Loredanën pas një periudhe ndarjeje e konfliktesh.
Shtuar më 05/12/2020, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori