"Pse nuk zbatohet ligji?", studenti i verbër përballë Ramës
Një student me aftësi të veçanta është vënë përballë Kryeministrit Edi Rama dhe e ka pyetur se pse nuk është arsimuar falas edhe pse është i verbër.

“Pse nuk e zbatoni ligjin që për të verbrit arsimimi të jetë falas?”, u shpreh studenti.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se kjo është kompetencë e Universiteteve.

Ligji ju njeh juve të drejtën dhe deri kur dushkoni në nivel master e keni automatike.

Universitetet duhet ta bëjnë dhe nuk e kanë bërë, dhe këtë gjë e kam mësuar nga kjo protestë.

Universiteti ka një autonomi, qeveria e financon dhe monitoron”, tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori