E FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen rëndë një burrë dhe një grua
Pse nuk jep dorëheqjen? Rama: Unë nuk jam Zaev
Kryeministri Rama tha në “Opinion” se Shqipëria nuk është si Serbia që sheh nga të gjitha anët, duke lënë të nënkuptohet se oriientimi i saj politik dhe strategjik nuk është i qartë.

“Zaevi ça do të thotë tani, që do ti hapen negociatat pas tre muajsh, pas gjashtë muajsh? Atë e tradhëtuan sepse i thanë se bëjë këtë dhe do të pranojmë. Ai u tradhëtua, ishte i detyruar të mbante një qëndrim të tillë ndaj qytetarëve të tij sepse kishte dhënë fjalën.

Ndërsa me ne është ndryshe, se ne nuk jemi si Serbia që në njërën anë është Amerika, në tjetrën Europa, në tjetrën Rusia, pastaj Kina, Turqia dhe Rusia.

Ne jemi të vendosur për të bërë gjithçka mundemi, sepse Europën sot nuk e kupton njeri”, tha Rama. /albeu.com/

Shtuar më 24/10/2019, ora 22:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori