Pse nuk flet më për negociatat? Rama i zhgënjyer: Unë s'e shpika, e dëgjova mes tyre
Pas përgjigjes negative që mori Shqipëria në lidhje me hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama është distancuar nga kjo cështje.

Edhe pas suksesit në konferencën e donatorëve ku Shqipëria mori një mbështetje prej 1.15 miliard Euro, Rama nuk jep asnjë shpresë për negociatat.

Sipas tij kjo nuk është më cështje e Shqipërisë por e vendeve anëtare të BE.

Pjesë nga fjala e Ramës:


Nuk merrem më nëse do të happen apo jo negociatat. Nuk është cështje e Shqipërisë por e vendeve të BE.

Nëse do të hapen negociatat, Shqipëria është e njëjta me atë që ishte në tetor.

Unë nuk e shpika që do të hapeshin negociata, e dëgjova mes tyre, ndaj unë nuk merrem më me këtë pjesë.
Shtuar më 18/02/2020, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori